Xhensila Seferi: Modelingu, pasioni që më zgjon. Puna si juriste dhe pse covid -19 na ka izoluar si dhe në fushat e tjera të artit dhe kulturës

1111
Sigal

 

Pasioni mposht frikën

Gazeta Telegraf

 Xhensila Seferi një nga modelet e njohura në Shqipëri,  ka arritur të kapë kopertinën e kalendarit italian, pasi u klasifikua ndër 10 më të mirat në konkursin “Raggaza Moda e Spettacolo”. Seferi përveçse  një modele e arrirë në fushën ku ka vendosur të eksplorojë pasionin e saj për modelingun, është edhe një juriste e zonja. Ajo modelingun e shikon si motivim për të  zgjuar tek vetja gjithnjë një frymë optimiste.

A ia vlen të bësh modelen në Shqipëri për pak, apo aspak para, si dhe lidhjen mes juristes dhe modeles,  e të tjera sekrete nga jeta e saj, i zbulon për gazetën  “Telelegraf”:

Modelingu në Shqipëri shihet më shumë si pasion se sa punë për t’u shpërblyer, si është të zgjedhësh të jesh modele në një periudhë të vështirë pandemie?

Pasion, natyrisht! Pa pasion njeriu duket si bosh dhe kjo është diçka e vërtetuar. Nëse nuk ke një motivim, një pasion, nuk zgjohesh në mëngjes me një frymë optimiste në shumicën e rasteve. Sa i përket pandemisë, tashmë bota po bën që nga marsi me këtë virus dhe po merr masat, por jeta vazhdon dhe duhet të vazhdojë, siç është e drejtë. Por, shëndeti kalon në plan të parë, kurse moda vjen më pas. Kujdesi është kryesori, pastaj të tjerat.

Shumë aktivitete u zhvilluan online si pasojë e rregullave të distancimit, po me modelingun si po procedohet? ….

Natyrisht që janë ndaluar sfilatat pasi përbëjnë rrezik shpërndarje të virusit në masë, por ka mënyra të tjera si shërbimet fotografike që vazhdojnë.

A keni ndonjë projekt në vijim, të cilin do të donit të na e zbulonit?

Nuk më pëlqen të flas me siguri për të ardhmen, sepse shpesh na rezervon surpriza. Le ta përkufizojmë me frazën “të shohim”.

Si do e cilësonit eksperiencën si modele në këtë periudhë pandemie ?

E vështirë, por natyrisht që siç e përmenda në fillim, pasionante! Bota ka ndryshuar dhe është përshtatur me këtë jetesë të re, të kujdesshme. Duhet durim, por nuk duhet hequr dorë nga ambiciet dhe ëndrrat.

Në mungesë të shpërblimit, a do t’i kthenit sytë nga profesioni juaj si juriste ?

Pasioni shpesh nuk shpërblehet dhe këtu nuk ka asgjë për t’u habitur. Por, mbetet pasion dhe emocion. Natyrisht, profesioni im si juriste është profesion. Shkojnë të dyja bashkë.

 Si modele apo juriste, ku mendoni se keni më shumë sukses?

Te të dyja! Nuk më pëlqen t’i ndaj.

Një femër e bukur si ju, sa të vështirë e ka mbajtjen e maskës?

Në fillim ishte e vështirë, tani u mësuam. Por, maskën nuk e mban vetëm Xhensila, por e gjithë bota! Nuk flitet për si dukesh, bukur ose jo, por sa mund t’i ruhesh këtij virusi.

Paraqitja e jashtme ua lehtëson arritjen e objektivave në jetën e përditshme, apo krejt e kundërta?

Nuk gjykohet një libër vetëm nga kopertina.

Duke qenë modele, duhet të ruani linjat. Meqë jemi në dhjetor, a po e teproni me kaloritë  meqenëse rrobat e dimrit janë në favorin tuaj për të mbuluar ndonjë kile më shumë?

Fatmirësisht nuk i jam ndarë palestrës dhe normalisht që ato kilet më shumë që thoni, nuk ekzistojnë. Pastaj, nëse aktiviteti ditor është i vrullshëm, ushqimi nuk është problem. Kur të vijë koha e bakllavasë, do të flasim sërish… (qesh)

Në postimet tuaja më të fundit vihet re që zotëron ngjyra e kuqe, mos është ndonjë e fshehtë dashurie simbolika e saj?

Nuk është e thënë… Ngjyra e kuqe është një simbol i gjakut dhe energjisë jetësore, si mendore ashtu edhe fizike. Përdorimi i kësaj ngjyre ndihmon në luftimin e energjive pasive! Pastaj, tani në dimër, është edhe më e bukura, në fakt.

 Çfarë prisni nga viti 2021?

Një botë pa pandemi! Uroj vërtet të jetë kështu. T’i kthehemi jetës si normalisht dhe jo të kufizuar.

Faleminderit!