Tenori Agim Hushi: Pushimet e para në Shqipëri pas 25 viteve

593
Tenori Agim Hushi, bën pushimet e para në Shqipëri pas 25 vjetësh në emigrim. Tenori Hushi është i njohur në skenat botërorë dhe një personalitet i fuqishëm pozitiv i cili përcjell me krenari artin dhe vlerat shqiptare në botë. Agimi ka ardhur së bashku me bashkëshorten Kristinën për pushime në Shqipëri, dhe jugu është destinacioni i preferuar i tyre. 

Si po i kaloni pushimet verore?

Janë pushime të mrekullueshme. Janë pushimet e para në Shqipëri pas 25 viteve, jemi të mahnitur. Kur të merr malli gjerat duken më bukur, por vërtet Shqipëria është e bukur. Gjërat kanë ndryshuar. Është e pamundur të bëj lidhje mes asaj që lame dhe kësaj që është. Është shndërruar në destinacionin e preferuar edhe të europianëve edhe më gjerë. Ajo që më pëlqen është më e madhe se sa ajo me rezerva. Ka të rinj që janë të ndërgjegjësuar për vendin edhe kontribuojnë në të mirë të tij. Por duhet edhe ta theksoj që organizimi privat me i fuqishëm. Rendi dhe siguria tashmë janë shumë e lartë. Policët i sheh të veshur në mënyrë sportive dhe nuk vrasin pamjen e pushuesit. Porsa i përket gatimit mund të them me plot gojë se kemi ushqimi të bollshëm. Kemi një klimë të pazëvendësueshme. Jemi një vend i mrekullueshëm. Kemi ujë deti, ujë liqeni, rërë, diell, mali, liqeni. Hoteli që me rekomanduan ishte i përkryer. I mirë organizuar. I mirëmbajtur. Gjeta një brez pushuesish të mirë dhe u gëzova që janë në gjendje të përballojnë pushime cilësore. Momentalisht jam duke shijuar me varkën dhe me motorin tim. Është bukur të lundrosh në liqen të pastër kristal, aq më tepër që është shqiptar. Shqipëria duhet të kthehet në një thesar ballkanik dhe evropian. Shqipëria ofron çmime të përballueshme dhe shumë konkurruese në botë. Me pak më shumë kujdes, rend, mirëmbajtje, Shqipëria padyshim është një perlë që e ka fal zoti… Jemi ne që e vlerësojnë Shqipërinë.

Cilat janë vendet që keni zgjedhur për të kaluar pushimet?

Përveç Pogradecit kam plan të vizitoj: Ohrin, Strugën, Shën Naumin dhe Korçën. Me 20 gusht do vizitojmë së bashku me Kristinën, (bashkëshorten) jugun. Kemi menduar të vizitojmë Jalën, Himarën, Vlorën dhe Sarandën, nga dy ditë në secilin vend. Për tu kthyer nga fundi i gushtit me një imazh Shqipërie të jashtëzakonshëm. Jemi merakli pushimesh unë dhe Kristina. Duhet ti gjykojmë pozitivisht këto që ofron. Duhet patjetër promovimi. 

Ju pëlqen të udhëtoni?

Po shumë. Unë si duket kam lind për këtë. Duhet edhe pushimi. Duhet edhe pushimi i bukur i shëndetshëm. Kur zbulon gjera të bukura. 

Ju pëlqejnë vendet historike?

Janë ato vende që të bëjnë të mendosh se gjerat nuk janë rastësisht siç janë është e lidhur e me të sotmen dhe të ardhmen. E shoh shumë aktive. Monumentet kanë vlerë të padiskutueshme historike, shpjegojnë aktivisht atë që po ndodh. 

Si është dita e një artisti, angazhimet e tij, fakti që jeni i njohur dhe të gjithë kanë dëshirë t’ju përshëndesin. Një ditë e juaja e zakonshme?

Kjo është pjesa më e bukur për një artist që mendon se arti i tij duhet ti shërbej njerëzve dhe u takon atyre. Kam pasur fatin të jem qytetar, njerëzit më përshëndesin si tenor. E plotëson shumë kjo një artist, të quhem i dashur për publikun. Ajo që më bën përshtypje nuk janë vetëm ato që kuptojnë politike, por janë të niveleve të ndryshme, kanë kërkuar që të bëjnë fotografi edhe në markete. Njerëzit dinë ta vlerësojnë artin, artistin, nuk janë indiferent. Janë aktiv, janë të ndjeshëm. Zhvillimi i Shqipërisë së sotëm po të shihet me sytë e një njeriu që ka jetuar 25 vjet jashtë, nuk ka komb në botë të bëjë atë që ka bërë shqiptari. Natyrisht nuk jam i dehur nga malli, jam në gjendje të kuptoj prapaskenat, e njoh edhe skenën, i njoh edhe problemet që politika shqiptare ka. Këto janë relacione në të cilën ndodhet sistemi ynë kapitalist. E reja mbi të vjetrën do të triumfoj. Të rinjtë mbi të vjetërit do triumfojnë.

Ju keni jetuar edhe jashtë shtetit, mund të bëni një krahasim si trajtohet artisti jashtë e si në Shqipëri?

Ndryshimi është i madh por jo, dhe aq siç absolutizohet… nuk është e vërtet. Në botë gjerat nuk janë aq të thjeshta, të çash nuk është e lehtë. Por funksionojnë disa ligje, dhe njerëzit u përmbahen atyre. Këtu ligjet janë në dorë të një klani. Njeriu i pambrojtur, kështu njeriu humb edhe shpresën. Një vend perfekt nuk ekziston. Flas për artistët profesionist. Në botë duhet të punosh më shumë se Shqipëri, duhet të jesh profesionist, një që di të gjykoj, është një kod moral ai që bej ndryshimin me botën. Kudo jeta është luftë po ku ka principe njeriu di si të luftoj. Kur nuk i ke këto nuk….

A kanë mbështetje artistët e rinj sot?

Të jem i saktë nuk jam i informuar, po me ato takime të domosdoshme për mua, duke realizuar biseda, nuk është në nivelin e duhur. Por duhet të jen më të zotë të vetës jo ta lënë në dorë të administratës. Ato ikin e vinë arti është i përjetshëm. Bëhen gabime në vlerësime artistësh, mes atyre që shkojnë e vinë, vjen një i ri merr një post dhe i duket vetja superior. 
Intervistoi: Klaudia Malaj 
Sigal