Sopranoja Ramona Tullumani sjellë në jetë vajzën e saj, Nikol

841
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Sopranoja e njohur, Ramona Tullumani, ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Nikol. Ka qenë vetë Ramona që në rrjetet sociale ka njoftuar ardhjen në jetë të vajzës, së bashku me një foto, vetëm pak çaste pas lindjes. Gjithashtu, sopranoja i ka kushtuar edhe një mesazh prekës vajzës së saj, të titulluar: “Nikol, një dashuri tjetër e madhe”. Mesazhi i plotë i artistes:

“Ardhja në jetë e Boris, 8 vite më parë, ishte për mua, ashtu si për çdo nënë, dita më e lumtur e jetës. Kush e ka ndjerë atë lumturi kupton gjithçka dua të them me këtë fjali. E kur Boris po u afrohet 100 muajve të parë të jetës, një dashuri tjetër e bekoi jetën tonë. Nikol, një dashuri tjetër, por shumë e madhe. E shtuar dhe e shumëfishuar për të qenë një bekim, një pikëtakim mes muajve të vështirë që lamë pas dhe një jete plot shëndet e fat, që vajza jonë, uroj të ketë përpara. A krahasohen dashuritë për fëmijët? Ato shfaqen ndryshëm, por janë të pamatshme, e pra, të pakrahasueshme. Zemra e një prindi zmadhohet pa kufi për të dhënë shumë dashuri për krijesat e mrekullueshme, që janë e sjellin bekim.”