Botimet “Morava” në Panairin e Librit spikasin në stenda. Shtëpia botuese “Morava” vijon të tërheq vëmendje në ditët e panairit, ku lexuesit kanë gjetur botime dhe tituj nga më interesantët. Vepra që mbajnë emrin e autorëve të njohur botërorë, kanë ardhur në shqip nga kjo shtëpi botuese. Mes librave që vijnë për lexuesit, vëmendje kanë marrë Gruaja e doktorit nga Daniel Hurst, Lindja e Afërditës e Sarah Dunant dhe Alarm i kuq i Bill Browder.
Daniel Hurst
Gruaja e doktorit
Doktor Dri Devleni nuk është figura publike, e njohur dhe e respektuar që pretendon. Arsyeja pse ne u shpërngulëm në këtë shtëpi të madhe e të bukur, me pamje mahnitëse nga deti, është sepse donim të hidhnim pas krahëve të kaluarën tonë. Ky duhej të ishte një fillim i ri për të dy ne. Sigurisht, nëse unë nuk do të kisha zbuluar që ai po më gënjente sërish. Drija e përdor pushtetin që i jep profesioni, për t’ua ndërlikuar jetët njerëzve. Ai u shkon gjërave deri në fund për të arritur atë që do, pa e vrarë mendjen se kush do të lëndohet. Por ai nuk më njeh mirë. Në këtë shtëpi të madhe e të veçuar, unë nuk kam kohë me tepri për të menduar rreth të gjitha gabimeve të tij. Tim shoqi as që i shkon në mendje ajo që do të ndodhë më pas…
Daniel Hurst-i është autori anglez i disa romaneve të llojit thriller psikologjik, të shndërruara në bestsellera. Ndër vite, ai ka jetuar në vende të ndryshme, si: Bolton, Preston dhe Londër, vende në të cilat ka pasur përvoja të larmishme profesionale, mbi të cilat ka mbizotëruar pasioni i tij i përjetshëm: të shkruarit. Që prej fillimeve të tij, në vitin 2020, librat e tij renditen si më të shiturit në amazon. Njëri prej tyre është “Gruaja e doktorit”.
Im shoq është doktor. Ai është i zgjuar, simpatik dhe ka fituar besimin e të gjithëve. Por jo timin. Për sytë e njerëzve, duket sikur mua nuk me mungon asgje: kam një martesë të përsosur, një burrë të patëmetë dhe një jetë për t’u pasur zili. Por e gjitha kjo është shumë larg së vërtetës.
Sarah Dunant
Lindja e Afërditës
Aleksandra Çeki nuk i kishte mbushur ende të pesëmbëdhjetat, kur i ati, një tregëtar cohërash, solli në pallatin e tyre në Firence, një piktor nga Evropa Veriore, për të pikturuar kapelën e familjes. E rritur në periudhën e Rilindjes, me një zgjuarsi të spikatur dhe prirje për pikturë, Aleksandra u deh nga talent i tij. Por marrëdhënia e tyre, që sapo kishte filluar të lulëzonte, mori fund kur prindërit e Aleksandrës ranë dakort ta martonin me një burrë të pasur dhe shumë më të madh në moshë se ajo. Ndërkohë Firencja kishte filluar të ndryshonte, duke iu nënshtruar gjithnjë e më shumë dhunës dhe shtypjes së ushtruar nga murgu fundamentalist Savonarola, i cili po merrte kontrollin fetar dhe politik. Aleksandra dhe qyteti i saj i lindjes kishte ngecur peng mes shtetit të qeverisur nga Mediçi – me dashurinë për luksin, diturinë dhe artin verbues – dhe predikimit të Savonarolës për zjarrin e ferrit.
SARAH DONANT ka lindur në Londër në vitin 1950 dhe është diplomuar për Histori në Universitetin e Kembrixhit. Është e martuar dhe ka dy vajza. Jeton mes Londrës dhe Firences Për një kohë të gjatë ka punuar në televizion, në radio dhe në shtypin e shkruar. Ka shkruar shumë romane dhe është vlerësuar me disa çmime. Lindja e Afërditës është përkthyer në 27 gjuhë.
Bill Browder
Alarm i kuq
Historia e Bill Broëder-it filloi në Moskë, ku ai themeloi dhe drejtoi fondin më të madh të investimeve në Rusi pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Hermitage Capital Management, por kur filloi t’i ekspozojë njërin pas tjetrit oligarkët e korruptuar që po grabitnin kompanitë në tē cilat ai investonte, Vladimir Putini iu kthye kundër dhe, në vitin 2005, e dëboi nga Rusia. Në vitin 2007, një grup oficerësh ligjzbatues rusē bastisën zyrat e Browder-it në Moskë, si dhe vodhën 230 milionë dollarë taksa që kompanitë e fondit të tij i kishin paguar qeverisë ruse. Avokati i Browder-it, Sergei Magnitski, e hetoi këtë çështje dhe zbuloi një krim të përmasave tē mëdha. Një muaj pasi Sergei dëshmoi kundër zyrtarëve të përfshirë në këtë krim, ai u arrestua dhe u dërgua në paraburgim, ku u torturua për një vit. Më 16 nëntor të vitit 2009, e dërguan në një dhomë izolimi, e prangosën pas nië shtrati dhe e rrahën për vdekje tetë roje tē armatosura. Kjo ngjarje e ndryshoi përgjithmonë jetën e Broëder-it, gëllimi i vetëm i të cilit u bē dënimi i fajtorève që shkaktuan vdekjen e Magnitskit dhe ekspozimi i skemave të grabitjes që shkonin deri te Putini.
Bill Browder-i ka lindur në vitin 1964 në Çikago. Është diplomuar për Ekonomi në Universitetin e Cikagos, si dhe ka kryer studimet master për Administrim Biznesi në Universitetin e Stanfordit. Ai është themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i fondit Hermitage Capital Management. Ka qenë investitori më i madh i huaj në Rusi deri në vitin 2005. Që në vitin 2009, kur avokati i tij, Sergei Magnitski, u vra në burg pasi zbuloi një mashtrim prej 230 milionë dollarësh, të kryer nga zyrtarë të qeverisë ruse, Browder-i ka udhëhequr një fushatë për të ekspozuar korrupsionin dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Rusi.
Në fund, Putini e humbi kontrollin. Uli zërin, rrudhi ballin dhe tha: – Magnitski nuk vdiq nga torturat, ai nuk u torturua. Ai vdiq nga një atak në zemër. Ashtu siç e dini të gjithë, ai ishte avokati i zotit Brauder, i cili dyshohet nga organet tona ligjzbatuese pêr krime ekonomike në Rusi. Ndjeva një sëmbim në zemër. E dija se, nga çasti kur buzèt e holla të Putinit do të shqiptonin emrin tim, jeta ime do tè ndryshonte përgjithmonë. Ai nuk denjonte asnjëherë t’ua përmendte emrat armiqve të tij. Duhet ta mendojë mirë faktin se ekziston mundësia që Putini ose anëtarët e regjimit të tij të më vrasin një ditë. Si kushdo tjetër, as unë nuk dua të vdes dhe nuk kam ndërmend t’i lë të më vrasin. Nuk mund të përmend shumicën e masave që kam marrë, por do të përmend njërën prej tyre: këtë libër. Nëse vritem, do ta merrni vesh se kush e ka bërë.