Nesër do të mbahet ndeshja Moldavi-Shqipëri në stadiumin ‘Zimbru’ të Chisinau-t.
Kombëtarja shqiptare mbërriti në Moldavi në mesditë, ndërsa drejt Chisinau-t janë nisur qindra tifozë këtë të enjte për të mbështetur skuadrën e vendit tonë.
Tifozë shqiptarë kanë ikur në Moldavi jo vetëm nga Tirana, por edhe nga shtetet e tjera të botës. Një avion është nisur në mesditë edhe nga Anglia.
Tifozët e entuziazmuar gjatë udhëtimit të tyre kanë bërë thirrje: Shqipëri dhe Rama ik!
Atmosfera festive që ka nisur prej disa orësh pritet të vijojë edhe nesër. Përballja me Moldavinë është vendimtare për kualifikimin e Shqipërisë në Euro Gjermani 2024.
Sfida do të nisë prej orës 18:00 në chisinau të Moladivë, ndërsa do të transmetohet live në televizionin Klan.