Vrasja e dy kushërinjve në Malësi të Madhe, lirohet nga burgu babai i autorit të dyshuar

189
Sigal

Rrok Pepaj, babai i autorit të dyshuar të vrasjes së dy kushërinjve në parcelën e drogës në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, është liruar nga burgu.

Babai i Danjel Pepajt, i cili është shpallur në kërkim për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt, është lënë i lirë me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër.

Rrok Pepaj u arrestua si bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit pasi u gjetën dy viktimat afër një parcele droge që dyshohet se ishte e djalit të tij, Danjel Pepaj.

Ky i fundit ende nuk është arrestuar dhe vazhdon të jetë në kërkim nga policia.

Danieli Pepaj dyshohet se është personi që ka vrarë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, në pyjet e fshatit Vrith në Malësinë e Madhe, pasi këta të fundit e kanë dhunuar sepse Danieli u kishte vjedhur hashashin nga parcelat.