Vasili: Si i fshehu qeveria, mijëra vdekje nga Covid, në emër të propagandës

157
Sigal

Petrit Vasili, deputet i zgjedhur i LSI dhe ish-Ministër i Shëndetësisë,  ka bërë një bilanc të menaxhimit që qeveria Rama I bëri pandemisë duke dalë në përfundimin se shqiptarët kanë paguar një kosto të rëndë e të hidhur.

Në shënimin e tij në Fb, Vasili shkruan:

“Të dhënat janë shumë të qarta dhe flasin vetë. Qeveria e trajtoi pandeminë në mënyrë propagandistike dhe jo mjekësore. Që në fillim e në vazhdimësi, qeveria nuk bëri testime për të fshehur realitetin dhe për të marrë përgjegjësi e për të mos vënë në dispozicion fondet e nevojshme.

Qeveria fshehu në emër të propagandës, mijëra vdekje ndërkohë që shifrat janë kokëforta.

Qeveria, të gjithë barrën financiare, dhjetëra milionë euro, të trajtimit mjekësor të të sëmurëve me COVID ia la në kurriz shqiptarëve dhe nuk mori thuajse asgjë përsipër.

Politika e vaksinimit ishte krejtësisht propagandistike dhe me një përzierje vaksinash, ku pjesa dërrmuese e tyre ishin të paçertifikuara dhe me efikasitet tepër të ulët.

Praktikisht, pandemia u la të bënte zhvillimin e saj spontan natyror dhe në mëshirë të ecurisë së saj spontane, ku kostot e hidhura njerëzore ranë mbi mijëra familje shqiptare.

Qeveria nuk bëri asgjë përveç propagandës. Mijërat e vdekjeve dhe të dhjetëra mijëra të tjerëve të trajtuar keq bien vetëm mbi një qeveri që zgjodhi propagandën përpara jetës e shëndetit të qytetarëve.”