Meteorologia: Të enjten dhe të premten do të jetë kulmi i vapës

178
Sigal

Moti i nxehtë ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë, por meteorologia Adiola Bani thotë se dita e enjte dhe e premte do të shënojnë kulmin e këtij të nxehti afrikan.

Sotqyteti më i nxehtë do të jetë ai i Elbasanit dhe rrethinat e tij, ku termometri do të shënojë edhe më shumë se 41 gradë celsius.

Fundjava do të na sjell një tërheqje të këtij të nxehti, duke bërë që të kemi një rënie të paktën me 2-3 gradë.

”I nxehti afrikan ka përfshirë gjithë Europën jugore, brigjet e Italisë, brigjet e Egjeut dhe Shqipërinë duke na sjellë temperatura të paktën 10 gradë më të larta. Në Elbasan do të regjistrohen temperaturat më të larta, ku termometri do të ngjitet edhe mbi 41 gradë celsius. Po ashtu në berat, në Kuçovë pritet që të kemi vlera të larta termike duke filluar nga dita e sotme. Kulmi i kësaj vale të nxehtë do të jetë gjatë ditës së enjte dhe të premte, ku termometri pritet që ta tejkalojë lehtësisht edhe 41 gradë celsius, ku në zonat perëndimore vlera 39 të tejkalohet”,-tha Adiola Bani.