Bie nga skela duke punuar, 59-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Tiranës

280
Sigal

Një 59-vjeçar është plagosur rëndë në Pogradec, pasi ka rënë nga lartësia teksa ishte duke  punuar.

I plagosur ka mbetur shtetasi Reshit Laraku.

Për shkak të gjendjes së rëndë nga plagët e marra 59-vjecari është nisur me urgjencë me helikopter në Tiranë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.