Sanremo nis në 9 shkurt, surpriza në prezantim

539
Festivali i Sanremos për vitin 2016 do të zhvillohet nga datat 9-13 shkurt. Prezantues së bashku me Carlo Conti-n, do të jenë Madalina Ghenea, Virginia Raffaele e Gabriel Garko.
Të ftuar specialë që do të jenë në Festival, të cilët janë konfirmuar tashmë janë Laura Pausini, Eros Ramazzotti, i Pooh dhe Renato Zero.
Gjithashtu Carlo Conti tha se Sanremo nuk mund të qëndronte pa fjalë për ngjarjen e këtyre ditëve, vdekjen e legjendës së rrokut David Boëie.
Dhe kështu konferenca për shtyp e edicionit të 66 të Sanremos u hap me një homazh për këngëtarin anglez.
Gjithashu u bë publike edhe kasti i personazheve që do marrin pjesë për prezantimin e festivalit, për të cilët është spekuluar shumë ditët e fundit.
Surpriza më e madhe ishte padyshim prezenca e Gabriel Garkos. Madje nuk pritej edhe nga ana e tij.
“Telefonata e Carlo Conti-t për mua ishte një surprizë, ndoshta sepse kam zakonin që të nënvlerësoj veten. Do të jem për herë të parë në një skenë kaq të madhe dhe kam vendosur të jem vetja ime, të jem siç jam në shtëpi”.
Sigal