Daçiç i pakënaqur nga mosthemelimi i Asociacionit të komunave serbe nga Prishtina

479
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, ka thënë se Beogradi nuk është i kënaqur me implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel deri tani, ndërsa themelore sipas tij është themelimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, që nuk është implementuar deri tani.
“Shqiptarët në mënyrë të vazhdueshme po e evitojnë themelimin e Asociacionit, por ajo për të cilën jemi marrë vesh duhet të kryhet”, ka thënë Ministri i Jashtëm serb gjatë një konference pas një takimi me zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, në Beograd.
Po ashtu, Daçiç tha se Prishtina nuk ka shprehur vullnet që tw mbrojë trashëgiminë serbe dhe për këtë, sipas tij, është shpërblyer nga disa shtete anëtare të BE-së duke votuar pro anëtarësimit të saj në UNESCO.
Sigal