Arrestohet 27 vjeçari, dha dëshmi të rreme në një proçes gjyqësor

386
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 27-vjeçar banues në fshatin Frrakull e Madhe për dëshmi të rreme lidhur me një tentativë për vrasje të ndoshur në vitin 2014.
Sipas bluve, Jani Meta “më datën 12.01.2016 ora 15:30, ka dhënë dëshmi të rreme para trupit gjykues dhe prokurorit të çështjes për një ngjarje të ndodhur në vitin 2014 ku është thirrur si dëshmitar”.
Në këtë çështje gjykohet shtetasi Anxhelino Çervanaku për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Çervenaku u arrestua në tetor të 2015 pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri më datën 02.07.2014 në fshatin Frakull e Madhe,shtetasin B.M pas një grindje për motive të dobëta që ka pasur me të.
Ndërkohë materialet lidhur me Jani Metën i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës shkallës parë Fier për veprën penale “Dëshmia e rreme”.
Sigal