Kërkoni të rrisni produktivitetin në punë? Kjo është zgjidhja…

573
Arrini ta imagjinoni një jetë më të thjeshtë përpos të gjitha gjërave që duhet të mabroni në kohë?
Kjo është e mundur! Shumë prej nesh e harxhojnë kohën me gjëra të parëndësishme ose ju mungon efikasiteti kur bëjnë gjëra që kanë rëndësi.
Brendon Burchard ka ndarë me publikun atë që sipas tij quhet formula e produktivitetit 5X50, e cila shpjegon si mund të bësh shumë gjëra në pak kohë. Ne kemi përzgjedhur disa nga pikat kryesore të cilat do t’iu ndihmojnë të jeni më produktiv.
50-minuta më shumë gjumë
Nuk ka një sasi të përcaktuar gjumi që një individ duhet të bëjë. Disa njerëz mjaftohen me 6 orë gjumë, e disa të tjerë flenë 7 deri në 8 orë.
Sipas Fondacionit të Gjumit, 45% e njerëzve në SHBA kanë thënë se mungesa e gjumit ka ndikuar në rutinën e tyrë të përditshme.
Mundohuni të flini 50 minuta më shumë gjumë, duke fjetur më herët ose duke u zgjuar më vonë (për të gjitha ata që e kanë luksin ta bëjnë këtë.)
50-minuta punë në mëngjes
Ka shumë studime që tregojnë se ne jemi më kreativ në mëngjes. Kjo për faktin se vullneti është i limituar dhe ne duhet të përfitojmë duke bërë punët tona më të rëndësishme në mëngjes.
Në vend që t’i ktheni përgjigje mesazheve dhe email-eve, ju duhet t’i ruani mëngjeset tuaja për gjërat që ju duhet të bëni gjatë ditës dhe të krijoni një strategji se si ta bëni punën tuaj më efektive.
50-minuta planifikim
Një nga arsyet më të mëdha përse ne nuk gjejmë kohë për të mësuar diçka të re apo të merremi me pasionet tona është fakti që ne bazohemi te lista jonë e punëve që kemi për të bërë. Sipas Kevin Kruse, një autor shumë i njohur i cili ka studiuar sjelljet e miliardierëve, sipërmarrësve dhe atletëve Olimpik, ajo që kanë të përbashkët njerëzit e suksesshëm është: ata planifikojnë prioritetet e tyre.
Të caktosh punët e tua në kalendar dhe të matësh përiudhën kohore të realizimit të tyre të lejon ty të fokusohesh vetëm në një gjë e cilë është shumë e rëndësishme për ty, në vend që të jesh i paoragnizuar.
Ne përfitojmë shumë më shumë kur krijojmë strategji afatgjata.
50-minuta pushim
Sa herë pushoni gjatë punës?
Ka një efekt reduktues të cilin ne e përjetojmë pas një periudhe të caktuar kohe. Disa njerëz (Tipi A) mendojnë se mund të bëjnë më shumë gjëra nëse nuk shkëputen për të pushuar.
Por kreativiteti, fokusi dhe vullneti ynë do të vuajë nëse ne nuk çohemi të paktën njëherë dhe të lëvizim përreth.
Një metodë që ne iu sugjerojmë është Teknika Pomodoro
Sigal