Jennifer Lopez surprizoi të ftuarit në 17-vjetorin e Çmimet Latine Grammy teksa performonte me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony.
Ndoshta surpriza më e madhe nuk ishte dalja e tyre në publik bashkë por puthja pasionante në buzë.
“Ai nuk është vetëm personazhi i vitit por është personazh i të gjitha kohërave,” tha Lopes para se t’i jepte çmimin.
Anthony, ia dedikoi çmimin 5 fëmijëve të tij “dhe të gjithë atyre që më thoshin se ti nuk do ja dalësh”.
Ish-çifti performoi këngën “Olvidame y pega la vuelta” dhe më pas Anthony këndoi këngën e tij “I need to know”.