Jay Z feston lindjen e binjakëve me një album të ri

534
Beyoncé e ka bërë atë sërish baba, këtë herë të dy binjakëve dhe ai për të festuar ka njoftuar daljen e një albumi të ri. Puna e re e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter, titullohet ‘4:44’ dhe do të jetë në treg në 30 qershor ekskluzivisht në Tidal, shërbimi muzikor streaming, në të cilin Jay Z është një nga pronarët. 

Njoftimin e daljes së albumit të ri e ka shoqëruar me një video të shpejtë, ku shfaqet aktori i çmimit Oscar Mahershala Ali që vishet nën petkun e një boksieri.

‘Letter to my dad that I never wrote, Speeches I prepared that I never spoke, Words on a paper that I never read, Prose is never penned, they stayed in my head’ (Letrat e babit tim që nuk ja shkrova kurrë, fjalët në letër që nuk i lexova asnjëherë, proza që nuk kompozova kurrë, mbetën në kokën time) –këndon Jay Z në klip.

‘4:44’ del katër vite pas albumit të fundit ‘Magna Carta Holy Grail’. Së fundmi Jay Z ka hyrë në histori si reperi i parë në Songwriters Hall of Fame, në muzeun virtual të dedikuar personazheve më të rëndësishëm muzikor amerikan.

Një nderim të veçantë reperit i ka bërë edhe ish presidenti i SHBA-ve Barack Obama, i cili në një video të projektuar gjatë ceremonisë që u zhvillua në New York ka thënë që ai dhe Mr Carter kuptohen më se miri.
Sigal