Vendimi i Kolegjit, Kryemadhi: Kjo është fitorja e radhës për LSI, e treta është të dielën

497
Zv.kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të marrë nga Kolegji Zgjedhor ku i dha të drejtë LSI-së që të propozonte numëruesin e tretë në qendrat e numërimit.

Në një status në facebook, Kryemadhi thotë se kjo është fitorja e radhës e LSI-së, e treta është të dielën.

Statusi i plotë:
Kjo është fitorja e rradhës për LSI.????
E treta është të dielën.??1️⃣1️⃣????

Mbasi Zoti zgjodhi të parën LSI në fletën e votimit, kjo është fitorja e rradhës, ku numëruesit e LSI do të garantojnë votën e çdo shqiptari. E treta, më e madhja, më datë 2️⃣5️⃣ Qershor, kur LSI del Forcë e Parë, që shqiptarët të vazhdojnë të jetojnë në një shtet demokratik, për fatin e të cilit nuk vendoset në krevatin e Romeos dhe Xhulietës. 1️⃣1️⃣???☝?☝?☝?☝??#LsiForceePare #VOTO1 #VOTOLSI 
Sigal