Protesta e opozitës, Rama: Faleminderit çdo shqiptari që nuk dëmton Shqipërinë për babalepartinë

676
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas mbylljes së protestës së opozitës.

Ai ka postuar një foto të një punonjësi të pastrimit duke pastruar bulevardin, ndërsa falënderon demokratët që sipas tij nuk iu bashkuan ‘babale protestës’.

“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë?”, shkruan Rama.

Rama fb