Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës kombëtare: “Të pastrojmë Shqipërinë”

2621
Sigal

Bashkia e Durrësit i është bashkuar nismës kombëtare: “Të pastrojmë Shqipërinë”, organizuar nga Green Line Albania në bashkëpunim të ngushtë me; Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit dhe Qeverinë Shqiptare, institucionet e qeverisjes vendore. Dhe me përfshirjen e shumë organizatave të shoqërisë civile, studentë, vullnetarë, komunitetin e biznesit, Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, etj. Kryebashkiaku Vangjush Dako dhe administrata e Bashkisë së Durrësit së bashku me shoqërinë civile dhe nxënësit e shkollave si dhe qytetarë të Durrësit kanë marrë pjesë në këtë nismë për të pastruar qytetin dhe të gjithë vendin. Në shumë pika problematike të ndotura nga mbetjet urbane kanë marrë pjesë shumë persona për pastrimin e tyre. Strukturat dhe ndërmarrjet e Bashkisë së Durrësit ishin të shpërndara në të gjithë qytetin duke koordinuar punën nëpërmjet koordinatorëve të shoqërisë civile, shkollave , dhe qytetarëve te thjeshtë aktivistë dhe vullnetarë të përfshirë në realizimin e këtij aksioni. Punonjës të bashkisë, e institucione të tjera, nxënës shkollash si dhe shumë qytetarë i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për pastrimin e qytetit. Angazhimi nga ana e Bashkisë së Durrësit është maksimal për pastrimin dhe për mbajtjen pastër të qytetit. Është domosdoshmëri që të bëhet një aksion i tillë sepse mjedisi është një komponent i rëndësishëm dhe të gjithë duhet të punojnë për të pasur një mjedis sa më të pastër dhe një qytet sa më të pastër. Bashkia e Durrësit e ka dinamikë të përditshme pastrimin e qytetit por aksione të tilla japin një mesazh të rëndësishëm pasi me qëllim ruajtjen e mjedisit urban nga ndotja dhe dëmtimi duhet të sensibilizohen të gjithë qytetarët që jo vetëm në një dite por të kujdesen për ambientet e tyre dhe ato të përbashkëta çdo ditë të vitit, për të jetuar sot dhe për të trashëguar nesër, një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.