Edhe Mourinho akuzohet për evazion fiskal: Deri në 3.6 mln $

483
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho është akuzuar nga prokuroria spanjolle për mashtrim met aksat gjatë kohës që ka qenë trajneri i Real Madridit.

Portugezi akuzohet për evazion fiskal në vlerën e 2. 9 milionë dollarëve- 3. 6 milionë dollarëve mes vitit 2011 dhe 2012.

Mourinho ende nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me këto akuza.

Një prokuror tha se ai nuk ka deklaruar të ardhurat nga përdorimi i të drejtave të imazhit të tij duke marrë përfitime të paligjshme.

Kështu pas Cristiano Ronaldos një tjetër emër i madh në fushën e sportit akuzohet nga prokuroria spanjolle.
Sigal