Italia apo Zvicra në Kupën e Botës? Ja si e parashikon rregullorja e FIFA-s nëse e mbyllin në barazim pikësh

186
Sigal

Italia do të kërkojë sonte në mbrëmje kualifikimin për në Kupën e Botës, teksa do të luajë në transfertën ndaj Irlandës së Veriut. “Të Kaltrit” janë të favorizuar krahasuar me Zvicrën, vetëm nga golaverazhi, pasi kanë të njëjtën numër pikësh, nga 15. Dy ndeshjet mes tyre janë mbyllur në shifrat 0-0 në Zvicër dhe 1-1 para pak ditësh në Itali. Por cilat janë rregullat e FIFA-s në këtë rast dhe kush mes Italisë dhe Zvicrës do të renditet e para?

  • Diferenca më e mirë e golave ​​në total (situata aktuale, Italia +11, Zvicra +9)
  • Numri më i madh i golave të shënuar në grup (13 kundër 11 në favor të axurrëve)
  • Pikët e marra në dy ndeshjet direkte (barazi absolute, nga 1 secila)
  • Diferenca e golave në dy ndeshjet mes tyre (barazi absolute, 0-0 dhe 1-1)
  • Golat e shënuar si skuadër mike vlejnë dyfish (në këtë rast favorizohet Zvicra).