Agron Mema: Traineri legjendë i futbollit në Sarandë, Vangjel Çakuli

238
Sigal

Vangjel Çakuli, trajneri legjendë dhe shef i klubit sportiv “BUTRINTI” mbi 20 vite, por edhe 12 vjet si futbollist i ekipit “Butrinti”, për mos të harruar një 10 vjeçar si vëzhgues delegat nga Fedarata e Futbollit Shqiptar në përballjet e fushës së blertë. Vendos dhe flet eskluzivisht për gazetën “Telegraf”, për të cilën thotë se e ka më të preferuarën sëbashku me ato sportivet. Thotë se suksesi i tij pozitiv si trajner dhe futbollist është fitimi i derbit për kupën e ish gazetës “Sporti Popullor”, por dhe më e keqja që nuk arriti dot të fuste ekipin në kategorinë e parë sipas klasifikimit sportiv të asaj kohe. Krahasismisht me situatat e sotme, Çakuli thekson se në mardhëniet me pushtetin, asokohe qenë në nivelet më të larta, sot le për të dëshiruar. Këtë e argumenton me faktin se ajo kohë kishte interes nga shteti për sportin dhe kulturën, duke përdorur formatimet e trajnimeve, ndërsa sot këto mungojnë. I vihet theks angazhimit.

Pas viteve ’90 futbolli u përball dhe po përballet me vështirësi të mëdha financiare, se unë, si trainer, kam shpenxuar gjatë këtyre viteve edhe para nga xhepi si dhe kam siguruar bazën materjale po me mundësitë e mia financiare duke pasur edhe donacione nga Greqia. Këto janë bërë tërësisht individualisht për interesin dhe pasionin tim sportiv. Në CV të Vangjel Çakulit mbase nuk gjejmë shumë maja të larta aureole, por ka një aktivitet për t’u pasur zili dhe për t’u admiruar me mirënjohje publike dhe qytetare. Mbase nuk arriti dot deri në majat më të larta të sportit, megjithatë ai mbetet ndër personazhet më të njohur e më karizmatikë, gjithnjë i pranishëm në jetën sportive të sarandës, madje gjithnjë i pranishëm kur duhej t’a shpëtonte nga situatat e vështira ekipin e futbollit sarandjot. Sot vangjeli shikon nga maja e 83-të e vargmalit jetësorë dhe përsëri vital dhe enrgjik. Në CV të tij gjejmë të dhënat se fillimisht aktivitetin sportiv e nisi si atlet, mandej si futbollisht, shkon në shkollën e mesme të kulturës por e ndërron degën në teknikumin e fiskulturës me ndihmën e ish ministrit Manush Myftiu. Mbaron shkëlqyer arsimin e mesëm dhe emërohet mësues fiskulture në Sarandë. Në vitin 1971 specializohet për futboll pavarsisht ushtrimit të atletikës. Njëkohësisht luan me “Butrintin” dhe mbahet në kalendarin golashënues si golëshënuesi më i mirë i këtij ekipi në të gjitha kohërat. Nga 1992-1994 ka mbajtur detyrën e sekretarit të klubit sportiv të qytetit jugor. Shtypi i kohës nuk i ka kursyer vlerësimet në shkrimet e faqeve dhe kronikave të tyre.

Thoma Nika do të shkruante tek “Dita Jug” se: Atje ku gjendej më mirë, në botën sportive, u dallua e formua si atlet, si futbollist e trainer futbolli, si inisiator e drejtues klubi në karierë së cilës i doli mbanë e mbriti në finishin e sajë. Në bisedë me të, vangjeli kujton edhe një detaj që e ka si pikënisje të karierës sportive. ” Ish sekretari i parë i komitetit të partisë së rrethit të Sarandës në atë kohë, Jashar Menxelxhiu, më thirri në zyrë dhe më tha: Kur njeriu është me kancer, ka ileçe që t’a shërojmë? Pas kësaj më hoqi nga mësues dhe më caktoi trainer të ekipit të futbollit. Mbaj mend se faza e parë e kampionatit për “Butrinti” doli me tre pikë, ndërsa në fazën e dytë e ngrita në nivelin e 26 pikëve duke u renditur në vendin e katërt të klasifikimit në kategorinë që garonim mes 16 ekipeve. Mos të harroj pa përmendeur ndihmën e madhe që më ka dhënur ikona e futbollit shqiptar, Panajot Pano në furnizim me bazë materjale, por edhe i madhi Refik Resmja”. Çakuli trishtohet kur shikon gjendjen e sotme të ekipit të futbollit sarandjot, por edhe mungesën dhe aneminë në sportet e tjera. Kjo, thekson ai, do interesim më të madh nga pushteti vendor.