Dr. Zekri Palushi: Amerika ka hyrë në një anarki politike, të maskuar si drejtësi. Ja këshillat për votuesit shqiptarë

171

“Ne duhet t’i dalim zot vendit tonë’’ kështu e filloi bisedën në Mra-a-Lago, ish-presidenti i Amerikës, Donald Trump

Sigal

Dhe në vazhdim ai tha se: “Unë kurrë s’do ta kisha menduar se një gjë e tillë, mund të ndodhte në Amerikë, kur i vetmi krim që unë kam bërë, është guximi me të cilin luftoj për të mbrojtur kombin tonë, prej atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”. Ndërkohë ju kujtoj një deklaratë me zë, dhe figurë të Presidentit aktual të SHBA-ve, Joe Biden ku thotë se: “Bashkpunëtorët e tij janë duke kordinuar këto akuza me qëllimin që Trumpi të stopohet për të marrë prap fuqinë’’! Ky pohim, thjeshtë flet për një tradhëti, një mashtrim të niveleve më të larta, që bëhet në kundështim të plotë me kushtetutën, dhe në dëm të demokracisë, interesave të popullit Amerikan dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklaratën e çuditshme të Presidentit Biden, e vërtetojnë më së miri edhe protagonistët kryesor të këtij skandali politik, nga më të mëdhenjtë e shekullit, që janë: Alvin Bragg, që në vitin 2021, me mbështetjen financiare të Sorosit, duke premtuar arrestimin e Trump, u zgjodh prokuror i NY, ku fatkeqësisht, 85% e popullsisë së këtij shteti, votojnë për demokratët si parti e Majtë. Po kështu, Loren Merchan, vajza e Juan Manuel Merchan, gjyqtar i lartë, që kontrollon çështjen aktuale të Trump, është e punësuar me Fushatën Elektorale të Biden-Harris, ku babai i saj ka kontribuar financiarisht gjatë fushatës presidenciale të Biden, 2020! Kjo ngjarje, ju ka kujtuar amerikanëve një thënje të Thomas Jefferson: “ Gjithçka që një tirani i duhet për të mbetur në pushtet, është që njerëzit me ndërgjegje të shëndoshë të mbeten të heshtur”. Amerika e ditëve të sotme ‘’qeveriset’’, apo më mirë të themi, sundohet nga hakmarrja, armiqësia, dhe jo nga ligji. Atë çfarë kupola majtiste e demokratëve Amerikan nuk mund ta realizojnë me vota, po mundohen ta realizojnë me manipulim ligjesh. Me gjyqin e Trump, të 4 prillit 2023, Amerika ka hyrë në një kapitull të ri: atë të një anarkie politike, të maskuar si drejtësi. Akuzimet fallco të një ish-presidenti tregojnë se prokurori i Distriktit (DA), i sponsorizuar nga Sorosi, dhe Partia Demokratike e Amerikës, nuk njohin asnjë kufi, dhe asnjë moral, në arritjen e qëllimeve të tyre personale. Ata, së bashku janë mjete, apo instrumente, për t’i dhënë fund Amerikës, si një vend i lirë. Si është e mundur që makineria e demokratëve amerikan, nën hijen e George Sorosit, kanë kohë të mjaftueshme, për trillime kundra Trump, ndërkohë që injorojnë marrëveshjen e fundit, me të cilën Kina, Arabia Saudite dhe Brazili, i japin fund petrodollarit, ku Kina me Brazilin do të bëjnë shkëmbim tregtie, duke përdorur për shit-blerje, monedhat e tyre.

“A nuk ju duket paksa e çuditshme që: pikërisht, kampi demokrat i Biden, e sheh të rrezikshëm edhe Berishën, për Shqipërinë? A nuk ju duket disi e çuditshme, dhe aspak diplomatike sjellja arbitrare e kësaj ambasadoreje, që edhe pse, në ikje e sipër, bën të pamundurën për të hedhur bomba tymuese për Sali Berishën, dhe frikësuar popullin?”


Kjo sigurisht që do t’i paraprijë kolapsimit të dollarit, e për pasojë, Amerika do të shëndrrohet në një Venezuelë! Si është e mundur që demokratët amerikan, injorojnë Kinën, dhe lidhjet e saj, me George Sorosin? Për shumicën e popullit Amerikan, zgjedhjet e vitit 2024, konsiderohen si shansi i fundit për  shpëtimin e Amerikës nga një akt suicide nacional, të ndërmarrë me devotshmëri, nga ‘Demokratët Marksist’, dhe propaganda e medias së tyre. Qeveria ultra-majtiste e Biden, po përpiqet me çdo kusht të armiqësojë popullin amerikan, duke shpallur mbi 75 milion amerikanë, që votuan për Trump, domestik terrorist! Në këtë vend të lirisë dhe demokracisë, (deri më tani shembullore), është e pa-pajtueshme, dhe e pa-tolerueshme të identifikohesh si konservator, sepse të Majtët/Demokratët, në misionin e tyre kamikazian, mund të shkatërrojnë jetën e çdokujt, që guxon të mendojë ndryshe. Kurrë nuk do të harxhoja kohë, për të analizuar se çfarë po ndodh në Amerikë, po të mos shihja një paralelizëm të tejskajshëm me çfarë po ndodh aktualisht në vendin tonë, ku: me “ndihmën” e këtij vendi ‘IDHULL’, -Shqipërisë po i rrëmbehen të gjitha, – e mbi gjithçka, shqiptarëve po ju rrëmbehen shpresat, liria, demokracia, siguria, pluralizmi, dhe pse jo, shqiptarëve po ju mohohet edhe jeta. Terrorizmat ditore, frika, pasiguria, papunësia, jeta e keqe dhe vrasja e qëllimshme e shpresave dominojnë jetën e shqiptarëve, dhe i detyrojnë ata që të braktisin fëmijët e tyre, prindërit, motrat, vëllezërit, shokët, miqtë, dashamirësit, e mbi të gjitha, të braktisin Atdheun e tyre.

“A nuk ju duket sa qesharake, aq edhe ironike, thirrja e Ambasadës amerikane, për zgjedhjet vendore të 14 Majit, në një paragraf të së cilës thuhet: “Strategjia e Presidentit Biden kundra korrupsionit identifikon kërcënimin unik, që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare”, apo sllogani i saj i fundit se: “një i korruptuar, nuk e lufton dot  korrupsionin’’!  Sigurisht që këto porosi, apo këshilla, do të ishin mjaft të dobishme, dhe të sakta, nëse do t’i drejtoheshin Edi Ramës, dhe qeverisë së tij, narko-shtetjane,”

Të dashur bashkatdhetar, përfshijë edhe përfaqësuesit e medias shqiptare! A nuk ju duket e çuditshme, cinike dhe paradoksale thirrja e fundit e ambasadores Yuri Kim kundra Liderit Historik të PDSH-së, -Profesor Doktor Sali Berishës? A nuk ju duket sa qesharake, aq edhe ironike, thirrja e Ambasadës amerikane, për zgjedhjet vendore të 14 Majit, në një paragraf të së cilës thuhet: “Strategjia e Presidentit Biden kundra korrupsionit identifikon kërcënimin unik, që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare”, apo sllogani i saj i fundit se: “një i korruptuar, nuk e lufton dot  korrupsionin’’!

Sigurisht që këto porosi, apo këshilla, do të ishin mjaft të dobishme, dhe të sakta, nëse do t’i drejtoheshin Edi Ramës, dhe qeverisë së tij, narko-shtetjane, e mbi të gjitha këto orientime dhe këshilla, do të kishin një efekt të jashtzakonshëm e pozitiv, nëse do të jepeshin nga njerëz të ndershëm, të drejtë, e të pakorruptuar, por jo nga Biden, qeveria e tij, apo zj. Kim, e veçanërisht tani që e gjithë bota, është në dijeni të nivelit të lartë korruptiv të familjes Biden! A nuk ju duket paksa e çuditshme që: pikërisht, kampi demokrat i Biden, që e sheh ish-presidentin Trump, si një rrezik për Amerikën, e sheh të rrezikshëm edhe Sali Berishën, për Shqipërinë? A nuk ju duket disi e çuditshme, dhe aspak diplomatike sjellja arbitrare e kësaj ambasadoreje, që edhe pse, në ikje e sipër, bën të pamundurën për të hedhur bomba tymuese për Sali Berishën, dhe frikësuar popullin?

“Pra, ashtu si zgjedhjet presidenciale të 2024, do të jenë shansi i fundit për Amerikën, edhe për Shqipërinë, shansi i fundit do të jenë zgjedhjet e 14 Majit, një ditë e shenjtë, ku ju, nën udhëheqjen e Sali Berishës, mund të bëni të njejtën gjë: MAGA (Make Albania Great Again).”

Një gjë duhet të dini se, gjyqi i Trumpit, etiketoi Amerikën, ‘’Republikë Bananas’’, ndërkohë që u kthye në një event të vitit për mediat. Në këtë rast, padashje, Trumpi fitoI, shumë më tepër, dhe nuk humbi asgjë, por edhe sikur të humbasë gjyqet, kandidatura e tij për President, në 2024 po forcohet çdo ditë e më shumë. Mbi të gjitha, edhe nëse dënohet, dhe dërgohet në burg; edhe nëse republikanët s’do të duan ta zgjedhin; prap se prap, ai mund të vazhdojë fushatën e tij, edhe nga qelia e burgut, si indipendent, e pse jo? Ai ka shanse, shumë të larta që të zgjidhet Presidenti i 47, i SHBAs. Të dashur bashkatdhetarë, nëse akoma vazhdoni ta idhullizoni Amerikën, atëherë ndiqni shembullin e shumicës së amerikanëve, që nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump, aspirojnë për ta bërë Amerikën si dikur, të frymëzuar nga sllogani famoz MAGA.

Nëse edhe ju dëshironi t’i ktheni vendit, vetes, familjes, shoqërisë dhe kombit shqiptar, krenarinë e dikurshme, paqën, qetësinë, sigurinë, moralin njerëzor, indipendencën, mirëqenjen, prosperitetin .., atëherë në zgjedhjet e 14 Majit, votoni për kandidatët e opozitës në koalicionin ‘’BASHKË FITOJMË’’, dhe përdoreni këtë fitore, si një mjet të sigurtë për të braktisur kupolën mafioze të Edi Ramës, slogani i të cilës, sipas ministrit Bledi Çuçi është: “Nuk ka zhvillim pa krim’’!! Në të njejtën kohë, po nëpërmjet votës suaj, dhënë kandidatëve të koalicionit, ju do të keni rastin që të braktisni njëherë-e-përgjithmonë, atë shtresë të popullsisë, dhe vazhdimësinë e saj, që e kthyen Shqipërinë në një ferr të tmerrshëm, me rreth 10.000 shqiptar të pushkatuar, ku 22.4% e popullsisë u dergjën ndër burgje,-ku mbi 70.000 njerëz ë’pafajshëm, gra dhe fëmijë, u skllavëruan ndër 70 kampe koncentrimi, ku vriteshin qentë për t’ju lehtësuar punën 156.000 spiunëve, etj. etj. Në mbyllje, nuk mund t’ju lë pa kujtuar fjalët, që Zai (Lazar) Fundo, tha para skuadrës së pushkatimit, në buzë të varrit, që e kishte hapur me duart e tij, pas turturave 24 orëshe, të tërhequr me kalë, sipas një urdhëri të posaçëm, të shkruar nga dora e vetë kriminelit Enver Hoxha, – Ai tha: “Komunizma që ne e idealizuam si krishti, për nga ligësitë ia kalon edhe djallit. Kam qenë komunist, por s’do të vdes kurrë si i tillë’’, thënë me 23 shtator 1944. Pas këtyre fjalëve, ai varroset në gjunjë, sigurisht që duhet të ketë qenë i gjallë.., por s’besoj që të ketë një njeri tjetër, që me dy fjalë kaq të thjeshta, ta përkufizonte komunizmin më mirë se ky filozof, erudit e patriot, -viktimë e idealeve komuniste. Pra, ashtu si zgjedhjet presidenciale të 2024, do të jenë shansi i fundit për Amerikën, edhe për Shqipërinë, shansi i fundit do të jenë zgjedhjet e 14 Majit, një ditë e shenjtë, ku ju, nën udhëheqjen e Sali Berishës, mund të bëni të njejtën gjë: MAGA (Make Albania Great Again).

*Australi 6 Prill, 2023