Prifti Ukgjini: Turqit po indroktinojnë nxënësit e Shkodrës, të dorëhiqen menjëherë drejtuesit e arsimit

Dom Nikë Ukgjini, klerik i njohur dhe famullitar i Kuklit, e konsideron këtë aktivitet pa sens dhe të dëmshëm. Ai ka kërkuar edhe dorëheqjen e drejtuesve të arsimit në Shkodër për këtë lajthitje. Pyetja është e thjeshtë. Çfarë pune ka e ashtuquajtura “Fitore e Çanakalasë” me Shkodrën dhe pse përdoret si propagandë në qytetin më kozmopolit të shqiptarëve.

Një aktivitet i organizuar në Shkodër nga ambasada turke në kuadër të 18 Marsit, luftën e Çanakalasë, ka ngjallur polemika. Kritikat më të forta kanë ardhur nga famullitari i Kuklit, dom Nikë Ukgjini, që e konsideron të papranueshme përfshirjen e nxënësve të shkollës artistike “Prenkë Jakova”, në këtë aktivitet. Më herët Instituti “Yunus Emre” bëri të ditur se cili është qëllimi i këtij aktiviteti. Ja statusi i dom Nikë Ukgjinit:Befasi në shkodër : – indoktrinimi i nxënësve të pafajshëm! Më 18 marsi – fitorja e çanakalasë dhe dita përkujtimore e dëshmorëve. Manipulimi edhe më nxënësit e shkollës se Mesme Artistike “Prenkë Jakova!Është momenti i fundit, kur autoritetet e qeverisjes së Shkodrës, duhet të japinë llogari ligjore dhe morale, për pjesëmarrjen në organizimin e këtyre ngjarjeve të organizuara në Shkodër, nga Ambasada Turke në vendin tonë. Në veçanti është e papranueshme manipulimi më nxënësit e shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova” duke i bëre pjesë aktive të këtyre ngjarjeve të shumë të diskutueshme për historinë tonë.

Gjeja më e vogël për momentin është dorëheqja e menjëhershme e drejtuesve të arsimit në Shkodër.

Sigal

Ndërkaq, Instituti “Yunus Emre”, organizatori i eventit, e cilësoi aktivitetin të suksesshëm, ja statusi i Institutit Yunus Emre:Në kuadër të 18 Marsit – Fitorja e Çanakalasë dhe Dita Përkujtimore e Dëshmorëve, nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, në bashkëpunim me Institutin tonë dhe Shkollën e Mesme Artistike “Prenkë Jakova” në Shkodër, u organizua Koncerti “Fitorja e Çanakalasë”.Gjatë koncertit u interpretuan vepra që pasqyrojnë shpirtin e Çanakalasë, ndërsa nxënësit e shkollës artistike prezantuan edhe performanca instrumentale. Pas koncertit, i cili u ndoq me mjaft interes, aktiviteti përkujtimor vijoi në Maarif Campus Shkodër, ku u përkujtuan me nderim ushtarët nga Shkodra që ranë dëshmorë në Luftën e Çanakalasë, ndërsa shfaqja oratorike e realizuar nga nxënësit u vlerësua shumë nga të pranishmit.Falenderojmë nxënësit, mësuesit, drejtorin e Shkollës së Mesme Artistike “Prenkë Jakova”, z. Anton Kaftalli, si dhe drejtorin e Maarif Campus në Shkodër, z. Harun Kocaman, për kontributin e tyre të vyer.

Por pyetja është e thjeshtë. Çfarë pune ka e ashtuquajtura “Fitore e Çanakalasë” me Shkodrën dhe pse përdoret si propagandë në qytetin më kozmopolit të shqiptarëve?Pas atij rrethimi njëvjeçar, ku Shkodra u shkatërrua thuajse plotësisht dhe të mbijetuarit u shpërngulën përtej detit, qyteti dhe rrethinat e rimorën veten me vështirësi për më shumë se një shekull.Historia më pas solli plagë të reja, pushtues të rinj, përçarje, vëllavrasje dhe përdorim politik të kujtesës.Pak i ka hallet e veta Shkodra,Çanakalanë le ta përkujtojnë atje, në buzë të Dardaneleve. Nga Shkodra është më shumë se një mijë kilometra larg.