Engjëll Musai: Pse Turqia zgjodhi qytetet Krujë-Laç-Lezhë dhe së fundi Shkodrën për të goditur zemrën e Identitetit Kombëtar të Shqiponjave?!

Engjëll Musai Drejtor i Gazetës “Telegraf”

Nuk janë rastësi provokimet e erdoganistëve, në Shqipëri. Ata nëpërmjet penetrimit të besimit fetar kërkojnë influencë për të qënë sa më afër zemrës së Europës për interest e tyre dhe jo të shqiptarëve. Të mos harrojmë se turqit në Shqipëri, Kosovë e Maqedonin dërtojnë xhami dhe në Serbi investojnë rreth 2 miliard euro për fabrika e uzina. Madje edhe vetë shkrimtari i shquar Ismail Kadare, pati deklaruar dekada më parë se; ” Turqit e kanë pasur si strategji shpopullimin dhe shpërbërjen e Kombit. Pas viteve 1944 ata investuan për objekte kulti në Kosovë e Maqedoni, sollën klerikë nga  nga Turqia, të cilët bënin propagandë që shqiptarët të iknin në Turqi se do ishin më mirë, duke ja lnë tokën e të parve Sebisë. Të njëjtën gjë bënë edhe me shitjen e   çamërisë falë marveshjes Turqi-Greqi. A nuk ishte  historiani turk , një halldup i vërtetë, që deklaronte nga varri i Skënderbeut në Lezhë se ai ishte tradhëtar? Po përse ? Se Skënderbeu  u kthye si Shqiponja në folenë e tij , aty ku lindi dhe u bekua me emrin shqipëtar. Jo më kot poeti dhe Rilindasi Kombëtar Naim Frashëri  thurte vargjet 450 vite më vonë:

Sigal

 “Krujë, o qytet i bekuar,
prite, prite Skënderbenë!
Po vjen si pëllumb i shkruar
të shpëtojë mëmëdhenë….”

Më 17 Janar 2022, si për koinçidencë me përvjetorin e vdekjes të Heroit  Kombëtar  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, erdhi për një vizitë zyrtare në vendin tonë Presidenti i Turqisë,  Rexhep Taip Erdogan. Vizita e tij u bë me rastin e përurimit të banesave të ndërtuara me kontributin e shtetit turk për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Do të ishte një gjest emancipues nga ana e Presidentit Erdogan që në atë moment të vendoste një kurorë me lule në varrin monumental të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Lezhë. Por ai nuk e bëri, duke dëshmuar se data e zgjedhur për vizitë, ishte jo  vetëm rastësore por e përzgjedhur me paramendim. Aq më tepër që rindërtimi dhe vizita bëheshin në trekëndëshin Krujë-Laç-Lezhë, e cila përbënë edhe zemrën e Identitetit tonë Kombëtar. Por kjo nuk ndodhi dhe nuk ka shumë vlerë, pasi më e rëndësishme është që shqiptarët kudo në botë e nderojnë këtë ditë të shenjtë, e cila i përket Heroit Kombëtar dhe të pavdekshmit Gjergj Kastrioti -Skënderbeu. Ndërsa skenat dhe prapaskenat e otomanizmit të ri erdoganist vazhdojnë, më mëndësi të vjetra por me strategji të re sikurse është ajo e para pak ditëve nga ambasadori turk në Tiranë dhe Bashkia e Shkodrës pikerisht nw Marsin e vitit 2026. Por 17 Janari është dita kur mbarë kombi shqiptar dhe të gjithë ata që në dejet e tyre kanë gjakun arbëror, nderojnë Heroin e Kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Njëkohësisht kjo ditë, është edhe një dritë trishtimi për humbjen e Kryetrimit, nga më të mëdhenjtë e historisë botërore. Periudha e Gjergj Kastriotit mbetet më e ndritura në historinë e kombit shqiptar, pasi Skënderbeu nuk ishte vetëm  gjenerali dhe strategu i shquar, por edhe udhëheqësi vizionar i cili, me “Lidhjen  Shqiptare të Lezhës”, “Kuvendin e Lezhës apo Ligën e Princërve Shqiptarë”  të 2 Marsit 1444, hodhi themelet e krijimit të një shteti shqiptar. Besëlidhja e Lezhës u mblodh më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë dhe organizatori i Kuvendit ishte prijësi i Principatës së Kastriotëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Sot Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nderohet nga mbarë bota. Ai mbetet shembull frymëzimi, duke na kujtuar se vetëm të bashkuar mund dhe duhet t’i dalim zot vatanit dhe Kombit. Koha ka prodhuar dhe mund të prodhojë edhe “Hamza”, por Shqipëria ka qenë, është dhe do të mbetet e shqiptarëve, të cilët amanetin e  Skënderbeut e kanë të shenjtë dhe nuk e harrojnë kurrë.