A do të luajë Messi në klasiken Argjentinë-Brazil?

124
Sigal

U aktivizua në vetëm 15 minutat e fundit të sfidës ndaj Uruguait pasi vinte nga një dëmtim, por tashmë gjithçka është lënë pas.

Lionel Messi do të zbresë rregullisht në fushë në klasiken e Amerikës së Jugut, pikërisht në sfidën ndaj Brazilit që do të zhvillohet në orët e para të mëngjesit të së mërkurës me atë shqiptare.

Messi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që pësoi në sfidën mes PSG-së dhe Lille në kampionatin francez dhe është gati të japë kontributin e tij për Argjentinën në një ndeshje kaq të rëndësishme si ajo ndaj Brazilit.

Rezultati në klasiken e Amerikës Latine është prioritet, edhe pse Selecao e ka siguruar kualifikimin në Botëror, ndërsa Argjentina ka nevojë për vetëm 3 pikë për të qenë edhe zyrtarisht pjesë e “Katar 2022”.