FOTO/ Noizy u tall me Encën gjatë koncertit, reagon këngëtarja: Vogëlushi përgjërohet…

573
Ndarja e tyre bëri bujë të madhe në shtypin rozë, por edhe tek fansat. Bëhet fjalë për këngëtarin Noizy dhe Enca të cilët konsideroheshin nga fansat si ‘Mbreti’ dhe ‘Mbretëresha’.
Pak kohë pasi Noizy u tall me Encën gjatë koncertit që zhvilloi tek sheshi ‘Skëndërbej’, ku përsëriti fjalët “Enca na vjen nga mbrapa” gjatë këngës “Bow down” shoqëruar nga batuta e Varrosit, i cili me shaka i thoshte se Enca ishte te 15 katëshi me snajper në dorë, ka ardhur ‘diss-i’ i këngëtares.

Përmes një fotoje të publikuar në ‘Instagram’ Enca Haxhiaj shkruan: “Vogëlushi përgjërohet për vëmendje përsëri”, ndërsa shkel syrin. Nuk dihet nëse do ketë një tjetër reagim nga Noizy pas këtij ‘ngacmimi’ të Encës.


Sigal