Limon dhe uthull për largimin e gurëve në veshka

689
Gurët në veshka nuk kanë pse të jenë shqetësim i vazhdueshëm, pasi ka shumë mënyra që t’i parandaloni ose t’i kuroni pa arritur në ndërhyrjet kirurgjikale.

Përveçse duhet të pini shumë ujë, të hani ushqim të pasur me kalcium, magnez dhe vitaminë B, gjithashtu edhe limoni ose uthulla e mollës mund të ndihmojnë në luftën kundër gurëve në veshka.

Shtimi i limonit të freskët ose uthullës së mollës në ushqim ose në pijet që konsumoni gjatë ditës do të ndikojë në një organizëm të shëndetshëm dhe do të parandalojë formimin e gurëve në veshka.

Sapo të vini re simptomat e para të dhimbjes në veshka të shkaktuara nga gurët, përzieni vajin e ullirit dhe lëngun e një limoni organik dhe konsumoni masën e krijuar. Prisni gjysmë ore, pastaj shtrydhni lëngun e një gjysmë limoni dhe shtoni një lugë uthull molle dhe pijeni.

Këto lëngje konsumojini dy deri në tri herë në ditë, deri kur simptomat të jenë zhdukur dhe të mos ndjeni më dhimbje në veshka.
Sigal