Putin pas takimit me Trump: Ishte i kënaqur me përgjigjet

502
Samiti i G20 që solli edhe përballjen e parë e të dy presidentëve, atë SHBA-së dhe atij të Rusisë, duket se ka krijuar një raport të ri mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti Putin, në një konferencë për mediat, teksa tha se Trump mbeti i kënaqur me pohimet e tij se Rusia nuk kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Putin: Trump më pyeti në lidhje me çështjen e përgjimeve dhe i sqarova komunikimin tim me administratën e mëparshme, duke përfshirë edhe bisedat e mia me Presidentin Obama. Por nuk mund t’i përshkruaja në detaje bisedën me Obamen, pasi gjëra të tilla, nuk janë të pranueshme në politikën botërore, nuk do të ishte etike. Por, ai më kërkoi disa sqarime dhe unë ia shpjegova. Dhe mund t’ju them se Trump mbeti i kënaqur me këto përgjigje.”

Putin tha se ai besonte se ai kishte qenë në gjendje të krijojë një marrëdhënie personale me Trump, dhe se bazat fillestare ishin hedhur për përmirësimin e saj. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me përpjekjet e SHBA për të eksportuar gaz në Evropë, Putin tha se gazi rus ka një avantazh konkurrues ndaj gazit të lëngshëm natyror.

“Sot kostoja neto e prodhimit dhe shpërndarja e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara është shumë më e lartë se sa nga Rusia, mund të them se është e pakrahasueshme. Ne kemi avantazh te dukshëm në treg, për shkak të si në prodhim ashtu edhe në transport.”

Megjithatë, ai përshëndeti këtë përpjekje të SHBA-së, duke u shprehur se kjo ka krijuar një “rivalitet të shëndetshëm”. Rusia është përgjegjëse për një të tretën e furnizimeve të gazit në Evropë.
Sigal