VIDEO/ Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të burgosurit, kush është mirditori që bën ligjin në Koridhalos

1632
Sigal

Pamje të pazakonta janë publikuar nga një burg në Greqi, ku një shqiptar ka vënë në rresht të gjithë të burgosurit, duke vendosur ligjin brenda mureve të godinës.

VIDEO që është publikuar gjërësisht në rrjetet sociale mendohet se është xhiruar në burgun e Koridhalos dhe ka si protagonist Fabio Dushkun, një i ri me origjinë nga Mirdita, i cili është dënuar me burg përjetë.

Siç mund të shihni në video, Fabio Dushku ka mbledhur të gjithë të burgosurit, dhe ndërsa mban një flamur kuqezi në dorë, u kërkon llogari.

Reagimi i Dushkut ka ardhur pasi në burg dikush ka ofenduar shqiptarët dhe i riu nga Mirdita ka marrë në mbrojtje bashkëkombësit e tij.

Bosi shqiptar kërkon që të mos ketë probleme në burg, pasi në rast të kundërt do të përballen me reagimin e tij. Në fund, të burgosurit binden dhe japin me duartrokitje miratimin e tyre.

Fjalimi i Dushkut dhe duartrokitjet e të burgosurve tregojnë qartë se ligjin në këtë burg e bëjnë shqiptarët.

VIDEO/ Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të burgosurit, VIDEO/ Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të burgosurit, VIDEO/ Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të burgosurit, VIDEO/ Shqiptari me flamurin kuqezi vë në rresht të burgosurit,