Informacion i rremë për Covid/ Facebook i fshin postimin për herë të parë presidentit Trump

265
Sigal

Facebook ka fshirë një postimi nga faqja e presidentit amerikan Donald Trump, me pretendimin se po përhap informacion të rremë në lidhje me koronavirusin.

Kjo kompani është kritikuar ashpër, pasi është e vetmja media sociale që ka lejuar për të disatën herë shkeljen e rregullave të përmbajtjes nga Presidenti.

Në postimin e fshirë në Facebook ishte një video nga një intervistë e Trump në emisionin “Fox&Firends” në Fox News, ku presidenti thoshte se fëmijët janë “thuajse imunë” ndaj koronavirusit.

“Video përmbante pretendime false se një grup njerëzisht janë imunë ndaj Covid-19, çka shkel politikat tona rreth informacioneve të dëmshme lidhur me koronavirusin”, tha një zëdhënës i Facebook.

Veç kësaj, është fshirë edhe një postim në llogarinë në Twitter @TeamTrump, e cila merret me fushatën presidenciale të shefi të Shtëpisë së Bardhë.

“Zotëruesit të llogarisë do t’i kërkohet të heqë postimin përpara se t’i lejohet të postojë përsëri”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Edhe YouTube, përmes një zëdhënësi, tha se kishte fshirë videon pasi përmbante keqinformime rreth Covid-19. Por intervista e plotë nuk është fshirë nga kanali në YouTube i Fox Neës.

Skuadra e fushatës presidenciale të Trump akuzoi kompanitë se po rreshtoheshin kundër presidentit, duke thënë se Trump thjesht kishte treguar një fakt. “Kompanitë e mediave sociale nuk janë arbitër të të vërtetës”, tha Courtney Parella, zëdhënëse e skuadrës së fushatës presidenciale të Donald Trump.