Princ Harry zbulon se pse u largua nga familja mbretërore

249
Sigal

Princ Harry ka deklaruar se ai u tërhoq nga familja mbretërore vitin e kaluar sepse shtypi britanik po “shkatërronte shëndetin e tij mendor”.

Në një intervistë të rrallë ku foli mbi “presionet” e jetës mbretërore dhe largimin e tij larg nga Londra, Harry i tha drejtuesit të “The Late Late Show” James Corden se ai vendosi që duhej të “largonte familjen (e tij) nga këtu”, pasi gjërat po përkeqësoheshin.

“Të gjithë e dimë se si mund të jetë shtypi britanik dhe kjo po shkatërronte shëndetin tim mendor”, tha ai .

“Kjo është toksike. Kështu që unë bëra atë që çdo burrë dhe atë që çdo baba do të bënte.”

Princi dhe gruaja e tij, Meghan, Dukesha e Sussex, u larguan si anëtarë të familjes mbretërore në janar 2020, një ngjarje që u pasua me shumë debate.

Që atëherë ata janë zhvendosur në Los Anxhelos dhe kanë filluar jetë të re. Prince Harry dhe Meghan Markle u martuan më 19 maj të 2018-s dhe janë prindër të një djali.