E shtuna “premton” mot me diell, por të dielën pritet…

199
Sigal

Prej disa ditësh tashmë, moti i mirë me diell është prezent në vend, duke dhuruar në muajin shkurt disa ditë të vërteta pranvere.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dielli do na shoqërojë edhe në ditët në vijim.

Por pavarësisht diellit, dita e diel do të shoqërohet me erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Kjo do të sjell ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.