Endrit Braimllari: Energjia pozitive e të rinjve eshtë uragan për “Rilindjen” e kalbur që mbolli varfëri dhe krim në vend

89
Sigal

Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, me anë të një postimi në rrjetet sociale, është shprehur së të rinjtë Korçarë do t’i japin goditjen përfundimtari qeverisë “Rilindase”, në qytetin e Korçës.

“Pas 25 Prillit të rinjtë Korçarë do ta kthejnë Korçën tek qytetarët e ndershëm që e duan atë.”,- shprehet Braimllari.

Mesazhi i tij i plotë:

Të rinjtë Korçarë do t’i japin goditjen përfundimtare monopolit klientelist dhe oligarkisë së Rilindjes në Korçë.

Pas 25 Prillit të rinjtë Korçarë do ta kthejnë Korçën tek qytetarët e ndershëm që e duan atë.

Energjia pozitive e të rinjve eshtë uragan për Rilindjen e kalbur që mbolli varfëri dhe krim ne vënd.