Britanikët neglizhojnë masat anti-covid dhe shijojnë motin me diell. Eksperti bën paralajmërimin: Po vini në rrezik edhe fushatën e vaksinimit

146
Sigal

Zëvendës shefi i përgjithshëm mjekësor në Angli, Jonathan Van-Tam, u bëri thirrje britanikëve të mos ‘relaksohen’, ndërsa njerëzit në Britani të Madhe duket se po tregohen më neglizhentë ndaj masave anti-COVID, me motin e mirë me diell që ka përfshirë vendin.

Ai paralajmëroi se beteja me COVID nuk është fituar ende, duke i bërë apel qytetarëve që të mos prishin arritjet që janë bërë deri më tani në luftën me pandeminë.

Rastet e koronavirusit po rriten në dhjetëra pjesë të Anglisë,ndërsa profesori Van-Tam tha se njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e bllokimit për sa kohë që ato janë në vend.

“Unë shqetësohem sepse njerëzit mendojnë se gjithçka ka mbaruar. Sa më shumë që ata mendojnë kështu, aq më shumë do të vënë në rrezik edhe fushatën e vaksinimit”, tha ai.