Dhjetë lojtarët më të shtrenjtë në botë

636
Sigal

Lionel Mesi vlen 120 milionë euro, 20 milionë më shumë se Kristiano Ronaldo

Lionel Mesi është lojtari më i shtrenjtë në botë. Ylli argjentinas i Barcelonës kushton 120 milionë euro, Kristiano Ronaldo i Real Madrid, 10 milionë euro. Këto janë të dhënat e Transfermarkt.de. Në listën e Top-10 janë dhe Iniesta, Runi, Falkao, Fabregas, Nejmar, Hulk, Kavani dhe Aguero. Përsa u përket roleve në skuadër. Iker Kazijas i Realit të Madridit është portieri më i shtrenjtë, me 35 milionë euro, i ndjekur nga Manuel Nojer (Bajern i Munibut) dhe Peter Ceh (Çelsi). Mbrojtësi më i shtrenjtë është Tiago Silva i Paris Sën Zhermenit me 40 milionë euro, dhe po me këtë vlerë janë Serxho Ramos i Realit të Madridit dhe Xherard Pike i Barcelonës. Treshja e mesfushës përbehet nga Andres Iniesta i Barcelonës (70 milionë euro), i ndjekur nga dy spanjollë: Cesk Fabregasi i Barcelonës (55 milionë euro) dhe David Silva i Mançester Sitit (40 milionë euro). Podiumi i sulmi përbëhet nga Lionel Mesi (Barcelona): 120 milionë euro; Kristiano Ronaldo (Real Madrid): 100 milionë euro dhe Ujeni Runi (Mançester Junaitid): 65 milionë euro. Lionel Mesi ka shënuar deri tani në këtë sezon 40 gola, teksa të shtunën vendosi edhe rekordin e shënimit të golave në 17 ndeshje rresht.

 1

Lionel Mesi (Barcelona): 120 milionë euro

  2

Kristiano Ronaldo (Real Madrid): 100 milionë euro

  3

Andres Iniesta (Barcelona): 70 milionë euro

  4

Ujeni Runi (Mançester Junaitid): 65 milionë euro

  5

Radomel Falkao (Atletiko Madrid): 60 milionë euro

 6.

Cesk Fabregas (Barcelona): 55 milionë euro

  7

Nejmar (Santos): 50 milionë

  8

Hulk (Zenit St.Petersburg): 45 milionë euro

  9

Edinson Kavani (Napoli): 45 milionë euro

  10

Serxho Kun Aguero (Mançester Siti): 45 milionë euro

 Barcelona, klubi i kushtueshëm

 Barcelona ka vlerën më të shtrenjtë të lojtarëve në planetin tonë. Klubi blaugranas kushton rreth 622 milionë euro (me një vlerë mesatare prej 26 milionë për çdo lojtar. Lojtari më i shtrenjtë i Barcelonës është Lionel Mesi me 120 milionë euro. Pas katalanasve, klubi i dytë më i shtrenjtë është Reali i Madridit, me një vlerë totale prej 599 milionë eurosh (mesatarja 20 milionë euro për çdo lojtar). Bajerni i Munihut është në vendin e tretë me 435 milionë euro (mesatarja 16 milionë euro për çdo lojtar).

 1. Barcelona (Spanjë): 621.800.000 euro

 2. Real Madrid (Spanjë): 599.000.000 euro

 3. Bajern Munih (Gjermani): 435.450.000

Sekretet e Zlatan Ibrahimoviçit

 Zlatan Ibrahimoviç është një nga sulmuesit më të mirë në botë, por suedezi i Paris Sën Zhermenit është një nga më kontraversët. Kudo që ku luajtur: në Holandë (Ajaks), Itali (Juventus, Inter, Milan), Spanjë (Barcelona) dhe tani në Francë (PSG), ai ka fituar tituj kampionë, por nga ana tjetër ka qenë dhe një futbollist sa i adhuruar, aq dhe problematik. Po kush janë miqtë e tij? Cilat janë pasionet e tij? Ja disa nga sekretet e gjigantit suedez me origjinë boshnjake.

 SHTËPIA

Ku banon ai? Kur Zlatan Ibrahimoviç zbarkoi në Paris, ai dështoi të gjente një vend për të jetuar siç donte ai. Kërkimi i apartamentit të tij u bë një telenovele mediatike gjatë muajve të parë të tij në kryeqytetin francez. Më në fund ai u sistemua në bulevardin Montenj, disa hapa larg shëtitores së famshme Shamps-Elize, ku u vendos me familjen e tij të vogël. Një vend në zemër të Parisit, që i lejon atij ta eksplorojë pa fund kryeqytetin.

  GRUAJA

Tani Zlatan Ibrahimoviç është njeriu që ka pushtuar gazetat dhe televizionet, me sjelljet e tij shpesh arrogante, por në adoleshencën e tij ai ishte një tip shumë i ndrojtur. Kur ai takonte për herë të parë një femër, ai thoshte se nuk kishte bërë gjë tjetër veçse i kishte kërkuar numrin e telefonit të saj. Por, një dit ai takoi modelen Helen Seger, me të cilën ai ka dy fëmijë. Vetëm se ajo është jo pak, por dhjetë vjet më e madhe.

  MAKINAT

Zlatan Ibrahimoviç është një pasionuar i madh për makinat. Gjatë viteve, ai është bërë një koleksionist i vërtetë i cilindrave të mëdhenj. Ai posedon një “Ferrari Enzo”, një “Porche Cayene” dhe një “Porche Carrera GT”, një “Hummer”, por dhe një “Audi S8”, me të cilin ai shkon në stërvitje me ekipin francez.  Ai e pëlqen shpejtësinë e madhe dhe ka ecur deri në 325 km/orë.

 PAGA

Kur Ibrahimoviçi nënshkroi për PSG-në, u bë e ditur se ai do të përfitonte 14 milionë euro në vit me taksa. Por, paga e tij do të është 9 milionë euro neto në vit. Është shumë larg, për shembull, 20 milionë eurove që fiton kamerunasi Samuel Et’o me klubin e tij rus, Anzhi Makhashkala. Ibra fiton rreth 900 mijë euro në muaj dhe është më i paguari te Paris Sën Zhermeni.