Dhjetë fanellat më të shitura në botë

809
Sigal

Bluza më e shitur në botë është ajo e yllit të Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo

Portali i specializuar në internet, Caughtoffside.com, publikoi një studim në lidhje me dhjetë bluzat me të shitura të sportistëve. Klasifikimi dominohet nga ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, i ndjekur nga katër herë fituesi i “Topit të Artë”, Lionel Mesi dhe gjermano-turku i Arsenalit, Mesut Ozil. Lojtarët u përkasin kampionatave më të mëdha europiane, si Premier League në Angli, Primera Divizion në Spanjë. Bluzat e shitura janë të përmasave të ndryshme, nga ato për të rritur e deri tek ato për fëmijë.

 1 – Kristiano Ronaldo (Real Madrid)

2 – Lionel Messi (Barcelona)

3 – Mesut Ozïl (Arsenal)

4 – Robin Van Persie (Mançester Junaited)

5 – Ëayne Rooney (Mançester Junaited)

6 – Gareth Bale (Real Madrid)

7 – Zlatan Ibrahimoviç (Paris Saint-Germain)

8 – Neymar (Barcelona)

9 – Serxho Aguero (Mançester Siti)

10 – Shinji Kagava (Mançester Junaited)

Kristiano Ronaldo dhe… Kristiano Ronaldo

 Kristiano Ronaldo, i cili mungoi në barazimin pa gola me Olimpic Xativa të shtunën, e shfrytëzoi ndeshjen për të parë atë midis tifozëve. Më herët në mengjes ai admiroi një statujë prej dylli duke thënë: “Është një kënaqësi shumë e madhe për mua të kem një figurë të ngashme me veten time”. Kristiano Ronaldo ka gjithçka që mund t’i dojë zemra. Një partnere që e admiron e gjithë bota, si Irina Shayk. Ajo cilësohet si një nga femrat më të bukura të planetit, në mos më e bukura. Më pas vijojmë me makinat, të cilat Ronaldo i ndërron shumë, shumë herë, nga më luksozet, sepse ka një pagë vjetore nga Real Madridi si asnjë futbollist tjetër në botë. Fanela e tij shitet më shumë se e çdo futbollisti dhe luan te klubi më i mirë i shekullit, Real Madrid. Arritjet e tij nuk janë të pakta dhe vlerat që shfaq në fushë gjithashtu. Kështu, për yllin portugez tani është krijuar një skulpturë posaçërisht për të. Një kopjim pothuajse identik me portretin dhe fizikun e sulmuesit madrilen. Kjo statujë gjendet në muzen “Ëax” në Madrid.

Fernanda Lima, bukuroshja e “Brazil 2014”

 Harrojeni Lionel Messin, Cristiano Ronaldon, Mario Balotelli, Luis Suarez e shumë yje të tjerë që do të jenë pjesë e Botërorit të ardhshëm “Brazil 2014”. Protagonistja kryesore, të paktën nga ajo që po vihet re deri tani, është Fernanda Lima. Aktorja dhe modelja braziliane ndriçoi sallën ku u hodh shorti i Kupës së Botës me sharmin dhe bukurinë e saj duke qenë në qendër të vëmendjes jo vetëm përgjatë hedhjes së shortit por edhe pas tij, në televizione, revista dhe rrjetet sociale.

Grekët “tërbojnë” Cervena Zvezdën:

“Kosova është Shqipëri”

 Tifozët e Panatinaikosit e kanë pritur në mënyrë mjaft fyese ekipin e Cervena Zvezdës, në ndeshjen e tetë të Euroligës. Dhe gjithçka do të ishte në rregull sikur kjo të mbetej në suaza të rivalitetit të tifozëve, falë rivalitetit me Olimpiakosin, tifozët e të cilit kanë marrëdhënie “vëllazërore” me “kreshnikët” (tifozët e Cervena Zvezdës). Përkrahësit më të zjarrtë të ekipi grek i kanë ofenduar mysafirët nëpërmjet pankartave dhe parullave “Ustashë” dhe “Kosova është Shqipëri”.  Në sallë është pritur një atmosferë e zjarrtë, për shkak të marrëdhënieve miqësore midis tifozëve të Cervena Zvezdës dhe atyre të Olipmiakosit, por ekipi beogradas është pritur me tribuna gjysmë të zbrazëta. “Kreshnikët” e kishin pritur Panatinaikosin në sallën Pionir (në Beograd) me një repertor të pasur të këngëve fyese në gjuhën greke, por gjithçka kishte ngelur në nivel të tifozëve, ndërsa përkrahësit e “të gjelbërve”, ndonëse të paktë në numër, kanë shkuar një hap më tutje, me qëllim që të marrin hak. Së pari, prapa bankinës së Cervena Zvezdës kanë vendosur parullën “Ustashe Gate 13″ dhe më pas një tjetër, në të cilën shkruante “Kosova është Shqipëri”. Pas tollovisë së krijuar në tribuna, parullat janë hequr. Tani pritet reagimi i Euroligës, e cila nuk toleron manifestime të tilla. Për shkak të teprimeve të ngjashme, PAOK-u i ka zhvilluar dy ndeshje në terren neutral (në Qipro dhe në Kretë). Por, këto sjellje e kanë shokuar opinionin në Serbi. Pak kush ka pritur që “të gjelbrit” (tifozët e Panatenaikosit) do të bënin diçka të tillë, për shkak se pikërisht një trajner serb, Zhelko Obradoviç, ka bërë histori me këtë klub grek, me pesë tituj të kamionit të Evropës, me 11 titujt të kampionatit grek dhe me shtatë kupa të vendit. Para tij, edhe Bozhidar Malkoviq ia kishte sjellë trofeun e Euroligës të vitit 1996, ndërsa i adhuruari i këtyre tifozëve ka qenë serbi Dejan Bodiroga, i cili e ka udhëhequr këtë ekip drejt dy titujve të Euroligës. Por, kushedi mund të kenë harruar. Apo vëllazërimi me tifozët e Dinamos së Zagrebit tani është më i rëndësishëm se respektimi i njerëzve që kanë bërë historinë e klubit.