Chris Brown mohon akuzat për dhunën ndaj një gruaje

545
Sërish probleme me policinë për Chris Brown. Ndaj tij tashmë ka nisur një hetim pasi një grua e akuzon se e ka goditur dhe i ka vjedhur telefonin. Këngëtari 26-vjeçar, i cili është i njohur tashmë si tip I dhunshëm, akuzohet se ka goditur në fytyrë një grua pas përfundimit të një festë në Las vegas. Por në një prononcim për “People”, reperi Brown ka deklaruar se ky inicident nuk është i vërtete, ndërsa sqaroi se gruaja është shoqëruar jashtë hotelit pasi kishte një sjellje të çuditshme. Pretendimi i saj se thjesht donte të bënte një foto me mua, është trillium,” ka theksuar reperi.

Sipas deklaratës së policisë së Las Vegasit, incidenti ka ndodhur në ambientet Palms Casino Resort. Oficerët e policisë thanë se kanë marrë dëshminë e një gruaje e cila kishte shënja të lehta në fytyrë nga goditja. Gjithçka ndodhi pas përfundimit të një festë, pasi e reja i ishte afruar Brown për të bërë një fotografi me të. Po sipas deklaratës së policisë, Brown jo vetëm që e ka qëlluar, por i ka marrë edhe telefonin celuar. E dhunuara është shoqëruar nga rojet e hotelit për të bërë denoncimin në polici ndërsa oficerët nuk kanë mundur të kontaktojnë me këngëtarin pasi ai ishte larguar nga hoteli.

Kjo nuk është hera e parë që Brown ka probleme me drejtësinë. Në vitin 2009, reperi u shpall fajtor për dhunën e uishtruar ndaj të dashurës së tij në atë kohë, Rihanna. Ai e pranoi fajin dhe u dënua nga gjykata me punë në komunitet, me 5 vjet liri me kusht dhe këshillim ndaj dhunës në familje. Këngëtari e përfudnoi dënimin në mars të 2015.
Sigal