Zjarr në Elbasan, digjen pemë frutore e ullinj

89
Sigal

Një zjarr ka rënë në fshatin Shelcan të Elbasanit, pasditen e kësaj të premte. Flakët kanë djegur një sipërfaqe toke me pemë frutore dhe ullinj.

Shkak për zjarrin mësohet të ketë qënë pakujdesia e një të moshuari, i cili ka hedhur një cigare në tokë dhe është ndezur zjarri.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, e cila po punon për shuarjen e plotë të flakëve.