Suplementi Pena Shqiptare/ Vojsava Nelo: Në qiellin gjithë shkëlqim

12
Sigal

Kjo çelje e mistershme e luleve,

si e shpirtrave,

këngëve,

dhe dashurive,

nën qiellin gjithë shkëlqim.

Këtyre lëndinave…

Këtyre kopshtijeve…,

ku shëtit shpirti im!

—-

  1. Sa të bukur!

Sa pranë më fluturoi një pëllumb!

Fluturoi e u ul.

Aty qëndroi

e më shihte drejt e në sy.

Sa të bukur sytë dhe shikimi i tij.

—-

  1. Unë mbushem me mall

Që larg mbërrijnë jehonat e të shkuarës.

Jehonat e njerëzve, që s’janë më.

Të qeshuart e tyre,

cicërimat e zogjve që vdiqën në flututim,

me këngën e tyre në gojë.

Mbërrijnë në shpirtin tim

dhe unë mbushem me mall…

Dhe unë mbytem në trishtim…

—-

  1. Lodron e gëzon njeriu

Një avion fluturon krahas nesh.

Pak më tej, një tjetër.

Duket sikur bota është çvendosur në qiell.

Në qiell e ka vendosur jetën.

Duket, por jo.

Njeriu ka lindur në tokë. Dhe tokën do.

Shkëputet për pak,

por aty kthehet prap.

Aty zbret.

Dhe gëzon njeriu kur prek tokën. Fluturon…

Në sytë e tij lodron kënaqësia,

dhe përballë qiellit jeton.

—-

  1. Një e puthur

Një të puthur të fortë për mamanë time,

– shkruan ime bijë në mesazhin e saj.

Uau, sa më gëzove e shtrenjta bija ime?!

Sa më gëzove?!

– shkruaj unë në mesazhin tim.

S’dua asgjë më shumë se kaq.

Dhe, si të isha në fundin e botës,

u ngjita në pikën më të lartë.