Bulqizë, humb jetën minatori 46-vjeçar, baba i tre vajzave

53
Sigal

Një minator ka humbur jetën ditën e sotme pas një aksidenti në minierë në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se viktima është Fiqiri Karaj, 46-vjeçari, që gjeti vdekjen ndërsa po punonte në një galeri private.

46- vjeçari, baba i tre vajzave punonte në një minierë private ku gjatë punës një masiv mineral kromi është shkëputur nga tavani i galerisë duke e zënë poshtë dhe lënë të vdekur.

Ndërkohë viktima aktualisht është në morgun e spitalit të Bulqizës për ekspertizë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.