Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maji në Elbasan, ku një 19 vjeçare është gjetur në banesë dhe dyshohet e vetëhelmuar.
E reja ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 17.06.2022, në lagjen “5 Maji” Elbasan, është gjetur në banesë, dyshohet e vetëhelmuar, shtetasja E. P., 19 vjeçe, e cila ndodhet në spital në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.