Besart Xhaferri, kandidat për deputet i Partisë Demokratike dhe kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka reaguar ashpër ndaj situatës së sigurisë në vend, duke denoncuar revanshin dramatik të krimit që po trondit Shqipërinë.
Ai e ka cilësuar vrasjen e një 64-vjeçari në Pllanë të Lezhës si një akt të rëndë hakmarrjeje dhe theksoi se kjo ngjarje ishte paralajmëruar.
Xhaferri gjithashtu ka denoncuar atentatin mafioz në Lundër të Tiranës, ku një fëmijë 11 vjeçar ra i plagosur, duke kërkuar që të plagosurit të mbijetojnë dhe bilanci të mos rëndohet më tej.
Ai ka akuzuar Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, për dështim në sigurimin e rendit dhe ka kërkuar dorëheqjen e tij.
Postimi i plotë:
Në Pllanë të Lezhës një 64 vjeçar u vra për gjakmarrje në derën e lokalit të tij në një ngjarje të paralajmëruar.
Në Lundër të Tiranës në një atentat mafioz mbetën 4 të plagosur ku mes të cilëve në fëmijë vetëm 11 vjeçar.
Dëshiroj që të plagosurit ti mbijetojnë plagëve të marra dhe që bilanci të mos rëndohet.
Ky atentat i rëndë është i dyti në Tiranë në harkun kohor të 24 orëve, ç’ka dëshmon se rendi dhe siguria janë në mëshirë të krimit.
Ministri i Brëndshëm me armatën e vartësve të tij peng të SKY ECC në Polici në vend që të ishin në rrugë janë në Njësinë numër 1 në Tiranë duke tentuar të tjetërsojnë votën.
Ky sekt kriminal duhet ndëshkuar në 11 Maj pasi janë peng i krimit dhe babëzisë së tyre të pafre.