Vdes në mësim mësuesja e fiskulturës, volejbollistja e Vllaznisë

674
Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80 dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri. Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim. Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër. Kjo është një humbje e madhe për familjen e saj, për volejbollin shkodran, për klubin Vllaznia dhe gjithë miqtë dhe kolegët e saj.
Sigal