Rrezik për sulme në Shqipëri, përforcohen masat në porte

423
Portet e Republikës së Shqipërisë, i Durrësit, Shën Gjinit, Vlorës, Sarandës, “Romano Port” Durrës, “Petrolifera” Vlorë, kanë marrë masa të forta sigurie, pas sulmeve terroriste që ndodhën në Bruksel, Belgjikë. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto, ka urdhëruar “Autoritetin Shtetëror për Sigurinë në Porte”, për testimin e nivelit të sigurisë në portet e vendit, për të parë reagimin në kohë të forcave të sigurisë dhe për të parandaluar ngjarje që cënojnë sigurinë. Ndër masat që kanë filluar të aplikohen janë shtimi i kontrolleve të hyrje-daljeve të individëve të ndryshëm, kontrolle të imtësishme të mjeteve dhe të pasagjerëve
Sigal