Qëlluan në ajër, arrestohen dy policë të dehur

425
Shërbimi për Çështje të Brendshme dhe Ankesa, SHÇBA ka vënë në pranga dy efektivë policie në Fier me akuzën shpërdorimit të detyrës. Efektivët e arrestuar janë Edmond Sulaj, 43 vjeç dhe Amarildo Bala, 26 vjeç. Ata akuzohen për ‘prishje së rendit publik’, ‘kundërshtim të punonjësit të rendit publik’ dhe ‘drejtim automjeti në mënyrë të parregullt’. Efektivët kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli dhe kanë qëlluar në ajër në një lokal në Divjakë. Sipas policisë, edhe pas ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, 43-vjeçari Sulaj ka refuzuar të dorëzojë armën si dhe testin e alkoolit.
Sigal