Fier/ Zjarri në azil, 10 të moshuar të asfiksuar nga tymi

24
Sigal

Një zjarr ka përfshirë banesën e dy të moshuarve Fier.

Sipas burimeve paraprake shkak është bërë një shkëndijë elektrike e shkaktuar në banesën ngjitur.

Të moshuarit po transportohen me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, pasi disa prej tyre janë të asfiksuar.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.