Tre makina përplasen me njëra-tjetrën në Shëngjin, disa të plagosur

11
Sigal

Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të diele në Shëngjin.

Mësohet se tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të resortit “Rafaelo”.

Tre të plagosurit janë dërguar me urgejncë në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidenti masiv, teksa Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.