Zjarr pranë Syrit të Kaltër në Sarandë, ndërhyjnë helikopterët VIVA

487
Ndërsa zjarret kanë rënë anë e mbanë Shqipërisë, sot rrezikohet edhe një zonë turistike. Bëhet fjalë për një zjarr të rënë pranë Syrit të Kaltër, zona e njohur dhe e frekuentuar shumë nga turistët, sidomos gjatë verës.
Për të shuar zjarrin që rrezikon zonën turistike po punojnë helikopterët VIVA.

Ndërkohë dhe në fshatin Trovë të Ulzës janë riaktivizuar vatrat e zjarrit që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi duke komentuar situatën e krijuar fajëson disa bashki në vend, për mos reagim në kohën e duhur.
Sigal