Tiranë, zjarr në komisariatit numër 3, neutralizohen flakët

441
Sigal

TIRANE – Ndërsa neutralizoheshin flakët në magazinën e tapetëve në autostradën Tiranë-Durrës, një tjetër zjarr ka rënë në kryeqytet. Komisariati numër 3 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë u përfshirë nga flakët në katin e dytë të ndërtesës, por gjithçka u neutralizua shumë shpejt.

Shkak për zjarrin u bë një shkëndijë elektrike, por policia ka nisur hetimin për të mësuar nëse ka pasur nxitje nga faktorë të jashtëm, siç mund të jetë cigarja e konsumuar nga ndonjë prej punonjësve të policisë.

Për të shmangur kaosin në komisariat, policia transferoi të ndaluarit në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.