Tiranë, 2 shoferë furgonash grushte e leva mes tyre, shkak konkurenca

455
TIRANE – Një konflikt fizik ndërmjet dy drejtuesve të furgonëve ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Shkak për këtë është bërë konkurrenca për pasagjerët, e cila ka sjellë edhe konfliktin mes tyre.
Sipas policisë, sherri mes tyre ka degraduar deri në përdorimin e mjeteve të forta. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e njërit prej drejtuesve të furgonëve.
Ndërkohë, furgoni tip Benz me targa AA 115 FB është larguar nga vendi i ngjarjes, teksa në ndjekje të tij është vënë edhe policia. 
Sigal